Pas pole position, Marc Marquez fiton edhe Garën Sprint në Çmimin e Madh të Hungarisë në Botërorin e MotoGP.
Në pistën Balaton Park, piloti spanjoll i Ducatit e mori kryesimin e garës që nga fillimi duke e ruajtur deri në fund teksa e dominoi totalisht atë duke treguar se kampioni i botës në fuqi po vjen në formën e tij më të mirë.
Që nga momenti i startit, Marquez vetëm e akumuloi avantazhin me rivalët e tij deri sa kaloi i pari vijën e finishit duke marrë në të njëjtën kohë edhe 12 pikë shumë të rëndësishme.
Menjëherë pas Marquez në vendin e dytë u rendit Pedro Acosta me KTM, ndërkohë që vendi i tretë që i shkoi Marco Bezzecchi, me këtë të fundit që i nisur nga vendi i 6, arriti të parakalojë shumë shpejt Bagnaian (që në fund e mbylli garën në vendin e 9), Di Giannantonion(që u rendit i 10) dhe Aldeguer me të cilin pati një duel që zgjati deri në mesin e garës. Italianit më pas iu desh vetëm të mbante pas si Aldeguer dhe Raul Fernandez, gjë që e arriti duke u ngjitur në shkallën e fundit të podiumit në këtë Garë Sprint.