Pas ngjarjeve të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, motra e Gjestit, Blerina Kelmendi, ka reaguar publikisht duke i dhënë mbështetje të fortë vëllait të saj.
Në një postim në Instagram të bërë mbrëmjen e kaluar, ajo ka shpërndarë një fotografi të Gjestit, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh të qartë:
Qëndro edhe pak King, se fitorja është vetëm e jotja dhe askujt tjetër, nëse me të vërtetë do të vlerësohet vota e publikut. Këtë do ta vërtetojmë më 19 prill.
Ky reagim vjen në një moment kur loja po hyn në fazën finale dhe tensionet mes banorëve janë rritur ndjeshëm.
Ndërkohë, në rrjetet sociale po qarkullojnë lajme dhe pamje që kanë ngjallur debat, duke përfshirë edhe raportin mes Gjestit dhe Eglit.
Duket se familjarët e Gjestit janë të bindur për përkrahjen që ai po merr nga publiku dhe janë në pritje të finales më 19 prill për të parë nëse vota e publikut do të jetë vendimtare për fitoren.