Ceremonia e ndarjes së çmimeve të “MTV Video Music Awards 2020” u mbajt ditën e kaluar në Los Angeles ku u transmetua live virtualisht.
Sigurisht, siç ishte paralajmëruar edhe më parë një pjesë e saj ishte e regjistruar duke përfshirë disa nga performancat dhe parakalimet në tapetin e kuq.
Pavarësisht kësaj publiku e ka shijuar në maksimum. Teksa listën e plotë të fituesve mund ta lexoni këtu, më poshtë gjeni disa pamje nga ceremonia brenda ceremonisë, pra ecjet e vip-ave në tapetin e kuq.