Celebrities Food & Drink Gossip Showbiz

Mund të jetë i preferuari juaj por Margot Robbie e urren këtë ushqim…

Aktorja e njohur Margot Robbie pas suksesit me rolin e saj në filmin “Barbie” është duke dhënë intervista të ndryshme dhe në njërën prej tyre është pyetur se cili është ushqimi me pak i preferuar i saj. Robbie urren sallatën ‘taramo’. Madje, bukuroshja u përgjigj menjëherë kur kjo pyetje iu bë.

https://www.tiktok.com/@ohprettygreece/video/7262355197953838369?referer_url=abcnews.al%2Fmargot-robbie-e-urren-absolutisht-kete-ushqim%2F&refer=embed&embed_source=121355059%2C121351166%2C121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_blank&referer_video_id=7262355197953838369

Sapo ka luajtur personazhin kryesor në filmin “Barbie”, por roli i radhës i Margot nuk mund të jetë askush tjetër përveç Kylie Minogue. Në një intervistë të re për E!News, ylli i pop-it zbuloi se do të donte që Robbie ta luante atë në një film biografik të ardhshëm për jetën dhe karrierën e saj. “Margot Robbie – në ëndrrat e mia”, tha 55-vjeçarja, teksa vuri në dukje se si ajo, ashtu edhe ylli 33-vjeçar i “Barbie” janë nga Australia.

Ndërkaq, rikujtojmë se së fundmi në internet po qarkullon një video me dy ekspertë të mjekësisë estetike, të cilët kanë nxjerrë në sipërfaqe operacionet e mundshme plastike të Robbie. Harrell, një specialiste e njohur e mjekësisë kirurgjikale dhe kozmetike, ndau mendimet e saj në Instagram për ndryshimin e Robbie për filmin Barbie.