Një shërbim transporti me autobusë pa shofer në Britani, që ishte i pari në botë i këtij lloji, ka falimentuar prej mungesës së pasagjerëve.
Kompania CAVForth operonte autobusët me vetëdrejtim nga Fife drejt Edinburgh, në Skoci, që prej majit 2023, me një kapacitet prej rreth 10,000 pasagjerësh në javë.
Por kompania njoftoi se “përshtatja e pasagjerëve” në projektin pilot të financuar nga qeveria “nuk arriti pritshmëritë” prandaj do të mbyllet në shkurt 2025.
LEXO EDHE: Agjencitë e sigurisë për dronët misteriozë: Asgjë jonormale!
Kompania CAVForth ishte një bashkëpunim mes disa universiteteve angleze dhe kishte kushtuar 6.1 miliardë paundë, dy të tretat e të cilave nga fondi i qeverisë për “Lëvizjen Inteligjente’.
Autobusët pa shofer kanë sensorë që i bëjnë të udhëtojnë në rrugët e përcaktuara me shpejtësi deri në 80 km në orë.
Në çdo udhëtim ata ndryshojnë mes udhëtimit autonom dhe atij manual, ku kontrollohen nga kompjuteri.
Ndërsa një “shofer sigurie” qëndronte ulur në sediljen e drejtimit, për të monitoruar teknologjinë edhe kur kontrollohet nga kompjuteri, ndërsa një tjetër person funksionon si faturino dhe ndihmon pasagjerët.
Kompania shtoi se partnerët e projektit do të eksplorojnë mundësi të reja për teknologjinë e automjeteve pa shofer në zona të ndryshme të Britanisë, shkruan rrjeti vendas BBC.