Celebrities Sport

Mungesa surprizë te Real Madrid për ndeshjen e parë të sezonit! A do ta humbasë Camavinga debutimin e Xabi Alonsos?

Real Madrid do të nisë sezonin 2025/2026 në La Liga pas nëntë ditësh me ndeshjen ndaj Osasunës në “Santiago Bernabeu”, por skuadra do të përballet me mungesën e një prej mesfushorëve të saj kyç për këtë takim.

Trajneri i ri Xabi Alonso do të duhet të marrë vendime të rëndësishme për formacionin e parë, veçanërisht për mesfushën, ku pritet të përdorë sistemin 4-2-3-1.

Një nga dy pozicionet në mesfushën defansive pritet t’i besohet Aurelien Tchouamenit, megjithatë Eduardo Camavinga mbetet një opsion i mundshëm nëse rikuperohet mirë.

Pas një sezoni të vështirë, Camavinga synon të rikthehet në formën e tij më të mirë, por Real Madrid ka konfirmuar se ai ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë.

Nga testet e kryera sot, Eduardo Camavinga është diagnostikuar me një ndrydhje në kyçin e djathtë. Po vlerësojmë ecurinë e dëmtimit

-njoftoi Shërbimi Mjekësor i klubit.

Sipas gazetës Marca, dëmtimi është i lehtë, por mesfushori pritet të mungojë të paktën 10 ditë, që do të thotë se është pothuajse e sigurt që nuk do të luajë në ndeshjen hapëse kundër Osasunës të martën e ardhshme.

Ky lajm vjen në një moment ku Camavinga ka nevojë të dëshmojë veten për të qëndruar në planet afatgjata të Real Madridit, duke shtuar sfidat për trajnerin Xabi Alonso në përgatitjet për sezonin e ri.