Prej disa kohësh flitej se ylli i “KUWTK”, Kim Kardashian ishte në një lidhje dashurie me mikun e saj të ngushtë, Van Jones. Ishte muaji prill kur nisën të qarkullonin thashethemet për romancën e tyre, vetëm pak javë pasi Kim dorëzoi në gjykatë kërkesën për divorc nga Kanye West.
40-vjeçarja ka punuar si praktikante në organizatën jofitimprurëse të drejtësisë penale të Van Jones, “Dream Corps JUSTICE”, ndërsa po studion për diplomën e saj të drejtësisë. Në episodin e 17 qershorit në “Keeping Up With the Kardashians”, Kim më në fund foli rreth kësaj duke thënë se:
Van më dërgoi një mesazh dhe shkruante: ‘Këto thashetheme më kanë sjellë kaq shumë takime romantike dhe të jam shumë mirënjohës’.
Por, së fundmi, Van Jones ka folur për herë të parë rreth aludimeve se është në një romancë dashurie me 40-vjeçaren. Van ka treguar për “Page Six” se nuk ka patur kurrë një lidhje me të.
Unë nuk kam bërë kurrë asnjë koment në lidhje me thashethemet për mua dhe Kim Kardashian pasi më dukej absurde.

Gjithashtu edhe Kim ka mohuar lajmet dhe sipas disa burimeve ajo është rikthyer me reperin Kanye West. Madje rrjeti po zien nga thashethemet për një ribashkim të tyre. Kjo pasi Kanye po u thotë miqve në biznesin e muzikës se ai dhe Kim Kardashian janë sërish bashkë, por askush nuk beson se është e vërtetë.
Pavarësisht kësaj, burime për “Entertainment Tonight” këmbëngulin kur thonë se reperi po përpiqet shumë ta bëjë për vete sërish Kim-in dhe ta provojnë sërish.
Rikujtojmë se, Kanye më në fund ka publikuar albumin e shumëpritur “DONDA”, tashmë në çdo platformë transmetimi. Artisti filloi njoftimin e albumit të ri dy vjet më parë. Mirëpo, disa orë pas lançimit, përmes rrjetit të tij social, Instagram, reperi deklaroi se albumi doli pa miratimin e tij.