Art & Kulturë

Ndërron jetë aktori i njohur italian, Francesco Nuti

Ndërron jetë në moshën 68-vjeçare aktori i njohur Francesco Nuti. Lajmi u bë i ditur nga vajza e tij Ginevra, e cila tha se babai i saj ndërroi jetë në Villa Verde, Romë.

Edhe pse kishte kohë që ishte larguar nga skena për motive shëndetësore vijoi të mbetej një ndër figurat më popullore dhe më të dashura të kinemasë dhe spektaklit italian. Francesco Nuti është një aktor tepër i njohur dhe pë shqiptarët në vitet 1980 – 1990.

Ajo dhe familjarët e tij falënderuan personelin shëndetësor dhe të gjithë ata që u kujdesën për aktorin gjatë kohës kur ai ishte i sëmurë.

Data dhe vendi i varrimit nuk janë bërë ende të ditura.