Ditën e djeshme ka ndërruar jetë reperi i njohur britanik TY (Ben Chijioke), ai ishte 47-vjeç.
Arsyeja ishin komplikimet që i ndodhën për shkak të Koronavirusit. Ai u vendos në koma e më pas u vu në ventilator pasi mendohej se gjendja e tij ishte përmirësuar.
Homazhet për artistin e ndjerë kanë nisur të mbahen. Kujtojmë se TY ka qenë i nominuar për çmimin “Mercury” për albumin e tij të njohur “Upwards”.