Aktualitet

Ndërtime pa leje në Himarë, Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 7 persona!

Prokuroria Vlorë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq 7 shtetas, mes të cilëve 4 ish zyrtarë, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 248 dhe 199/a të Kodit Penal. Nga hetimet për ndërtimet e paligjshme në “Kodrën e Rrapojve”, Himarë, rezultoi se këta shtetas në ushtrim të funksioneve të tyre publike kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, duke cenuar interesat e ligjshme të shtetit dhe/ose subjekteve të tjera.

Sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, dërgon në gjyq shtetasit si më poshtë:

M.B., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimi i paligjshëm”, të parashikuar nga neni 199/a/4  i Kodit Penal;

B.M., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimi i paligjshëm”. të parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal;

Sh.T., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ndërtimi i paligjshëm”. të parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal;

R.H., më parë që ka ushtruar detyrën e  kryeinspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

M.N., i padënuar më parë që ka ushtruar detyrën e kryeinspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

E.Z., që ka ushtruar detyrën e inspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”. të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; dhe

R.K., më parë që ka ushtruar detyrën e inspektorit të IMT Bashkia Himarë akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.