Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Robert Redford i rikthehet aktrimit pas një pushimi disa vjeçar!

Aktori amerikan 88-vjeçare Robert Redford i është rikthyer aktrimit pas një pauze 6-vjeçare duke luajtur në serialin “Dark Winds”. Përveç paraqitjes në serial, Redford është gjithashtu një producent ekzekutiv së bashku me George RR Martin. Të dy emrat legjendarë u shfaqën në episodin premierë të sezonit të tretë. Në atë skenë, Redford dhe Martin luajnë të burgosurit dhe atyre u bashkohet personazhi kryesor i serialit, një polic nga fisi Navajo, Joe Leaphorn, i luajtur nga Zahn McClarnon.

Sipas mediave të huaja, skena në të cilën u shfaqën Redford dhe Martin është filmuar në një set të mbyllur, gjë që ka qenë kërkesë e vetë Redfordit. Regjisori i episodit, Chris Eyre, tha se ideja e shfaqjes së Redford dhe Martin kishte ekzistuar që në sezonin e parë, por se ai ishte nervoz për të punuar me Robertin.

“Bob ishte jashtëzakonisht i mirë dhe ata të dy ishin të mrekullueshëm atë ditë, por më kujtohet se Zahn erdhi para se të fillonim xhirimet dhe tha: Ti po bën një skenë me Robert Redford, kjo është e pabesueshme”. Roli i fundit në film i Redfordit para kësaj serie ishte në vitin 2019 “Avengers: Endgame”, ku ai përsëriti rolin e tij nga “Captain America: The Winter Soldier” në vitin 2018, ai njoftoi tërheqjen e tij pas “The Old Man & The Gun”.