Të ftuar në emisionin “Vitality Vibes” në Top Albania Radio kanë qenë dy fizioterapistë, Xhulia Lazri dhe Kejdi Ndoja. Së bashku me Ilvi Begollin ata kanë diskutuar në lidhje me çështjet kyçe që kanë të bëjnë me këtë fushë mjaft të rëndësishme për të gjithë njerëzit.
Ilvi pyeti Kejdin dhe Xhulian në lidhje me moshën e duhur tek fëmijët për përdorimin e pajisjeve në fizioterapi dhe ata u përgjigjën duke shpjeguar se:
Kejdi: Tek fëmijët e vegjël mundohet të jetë zgjedhja alternative. Pas moshës 14 vjeç mund të përdorim disa aparatura, jo të gjitha prapë se prapë. Nën 14 vjeç është mirë, në raste dëmtimi shumë të mëdha normal që do të ndiqen protokolle të tjera.
Xhulia: Është edhe pjesa e rritjes kockore që janë të ndaluara normalisht disa aparatura edhe për pjesën e kockave tek fëmijët sepse ndikojnë tek rritja e kockave. Ne mund të kemi edhe pacientë që janë në moshën tetë vjeç, dhjetë vjeç apo edhe më të vegjël dhe patjetër që i themi se disa problematika ne nuk i shërojmë dot, por mund të vijnë që të bëjnë një konsultë ama nuk i fusim dot në aparatura pasi nuk lejohet.