Bota Botë e Çuditshme

Ndodh në Izrael, doktorët rilidhin kokën e një 12-vjeçari pas aksidentit me makinë!

Kirurgët në Izrael kryen një operacion të pabesueshëm duke arritur të rilidhnin kokën e një djali pasi ai u godit nga një makinë ndërsa po ngiste biçikletën e tij. Suleiman Hassan, një palestinez 12-vjeçar, pësoi atë që njihet si një prerje e brendshme e kokës, me kafkën e tij që u shkëput nga rruazat e sipërme të shtyllës kurrizore i njohur si një dislokim dypalësh i nyjeve okupitale atlanto. Ai po ngiste biçikletën kur një makinë e goditi. Djali u dërgua me urgjencë në Qendrën Mjekësore Hadassah dhe u fut menjëherë në operacion në njësinë e traumës.

Mjekët thanë se koka e tij ishte “pothuajse tërësisht e shkëputur nga baza e qafës”. Dr.Ohad Einav, specialisti i ortopedisë që drejtoi operacionin, tha se procedura zgjati disa orë dhe kërkoi që mjekët të përdornin pllaka të reja dhe fiksuese në zonën e dëmtuar”. Operacioni ka ndodhur në qershor, por mjekët kanë pritur një muaj për të shpallur rezultatet. Dr.Marc Siegel, tha për ‘Fox News Digital’ se operacioni ishte i mundur vetëm nëse enët kryesore të gjakut mbeten të paprekura. Operacioni ishte jashtëzakonisht i rrallë.