Në mjediset e Pallatit të Brigadave, sot u zhvillua ceremonia e betimit të ministrave të rinj para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Ndryshimet në kabinetin qeveritar u njoftuan pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili prezantoi lëvizjet e reja në ekzekutiv, pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist.
Me dekretimin nga Presidenti dhe marrjen e votëbesimit në Kuvend, 7 ministrat e rinj u betuan me dorën në Kushtetutë në përfundim të leximit të Formulës së Betimit duke përmbyllur procedurën zyrtare para kreut të shtetit.
Albana Koçiu u betua si Zëvendëskryeministre;
Ferit Hoxha u betua si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Besfort Lamallari u betua si ministër i Brendshëm;
Toni Gogu u betua si ministër i Drejtësisë;
Enea Karakaçi u betua si ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Ermal Nufi u betua si ministër i Mbrojtjes;
Erjona Ismaili u betua si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin;
Pas betimit para Presidentit, shtatë ministrat e rinj morën zyrtarisht detyrën dhe pritet të nisin menjëherë ushtrimin e funksioneve në kabinetin qeveritar.