Ndërsa moti ndryshon natyrshëm, edhe buxheti juaj do të ndryshojë. Stinët mund të kenë një ndikim në financat tuaja, pavarësisht nëse keni shpenzuar shumë me miqtë këtë verë apo po mendoni të kurseni për dhuratat e vitit të ri.
Tashmë ju duhet të përgatiteni për dimrin, kontrolloni financat tuaja dhe planifikoni shpenzimet. Në këtë artikull janë disa mënyra se si ju mund të ndryshoni buxhetin tuaj duke e mbyllur sezonin e dimrit pa shumë shpenzime.
1. Rishikoni shpenzimet tuaja, faturat brenda dhe jashtë shtëpisë, ushqimet, veshjet etj. Duke u njohur me shpenzimet mujore ju mund të ndryshoni stilin e jetesës.
2. Kurseni paraprakisht për pushimet. Sapo prishet moti, pushimet dimërore po afrohen që do të thotë se sezoni i dhuratave është afër. Mos lejoni që portofoli juaj të zbrazet menjëherë këtë dimër; përgatituni paraprakisht dhe lini mënjanë kursimet posaçërisht për ditët e festave.
3. Ndryshoni zakonet tuaja të shpenzimeve. Gjatë dimrit ju kaloni më shumë kohë në shtëpi, kështu që do të tundoheni për të porositur jashtë dhe porositë nga interneti kushtojnë më shumë. Provoni të gatuani vetë, duke shmangur ushqimet e restoranteve.
4. Përgatituni për shpenzimet energjitike. Dihet që gjatë dimrit ne shpenzojmë më shumë energji elektrike dhe faturat janë më të larta se zakonisht. Mos lejoni që faturat e energjisë t’ju trembin këtë vit, kurseni duke mos e ndezur shumë shpesh ngrohësen, por qëndroni pak kohë në shtratin tuaj.