Do të rifillojë në orën 16:30 minuta seanca plenare e Kuvendit të Kosovës për miratimin e listës së grupit negociator në bisedimet me Serbinë. Kryeministri Ramush Haradinaj propozoi si kryesues të tij, Fatmir Limajn. Vetëm në përfundim të votimit, Kuvendi mund të vijojë me të dytën seancë të jashtëzakonshme në program për sot, atë të kërkuar nga opozita për idenë e korrigjimit të ideve të hedhur nga Presidenti Thaçi.