Nëse i keni dhënë fund një lidhjeje, pa marrë parasysh faktin se ka zgjatur shumë apo pak është shumë e vështirë për të vazhduar përpara. Por, nëse ndiqni këto këshilla për një kohë shumë të shkurtër do të arrini të harroni ish të dashurin tuaj dhe të vazhdoni përpara…
Bëni pushime
Merrni pushime për të shëruar plagët që keni marrë nga ndarja. Shkoni në një vend ku nuk do të mund të komunikoni me ish të dashurin dhe kjo do të jua bëj shumë më të lehtë që ta harroni. Kjo nënkupton që ju duhet ta fshini numrin e tij, ta bllokoni nga Facebook si dhe mos e ndiqni në Instagram.
Dilni me miq
Nuk ka asnjë përmirësim nëse rrini në shtëpi dhe mërziteni prandaj ftoni miqtë tuaj dhe dilni më shumë. Dilni, argëtohuni, udhëtoni apo shkoni diku për fundjavë dhe kaloni një kohë të mirë. Shikoni vazhdimisht filma dhe kaloni më shumë kohë me njerëzit që doni, sepse asgjë nuk ju bën të ndiheni më mirë sesa familja dhe miqtë.
Filloni një lidhje te re
Kur ndiheni e gatshme, atëherë është koha të filloni një lidhje të re. Për këtë do të ju nevojiten javë ose muaj por është mirë që ju të flirtoni. Dilni me shoqet tuaja dhe takoni meshkuj të rinj. Nuk është e rëndësishme që lidhja të jetë diçka serioze, por thjesht një djalë i ri në jetën tuaj do të jua kthej vetëbesimin.
A mund të jeni miq me ishin tuaj?
Për disa është shumë e lehtë por për disa jo. Gjëja më e mirë është që mos ta shihni për një kohë derisa të kuptoni se nuk ndjeni asgjë për të. Gjithmonë do të jetë e vështirë për ju takimi i parë me të, por kjo do të jetë për të mirën tuaj. Nëse nuk mund ta përballoni takimin me të atëherë kjo do të thotë se ju nuk mund të jeni miq. Merreni shtruar dhe bëni zgjidhjen e duhur.
