Pas informatave në rrugë operative, në Klos u arrestua një 29 vjeçar me banim në Tiranë, i shpallur në kërkim për prodhim e shitje narkotikësh, në kuadër të operacionit të koduar “Pritja”. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e të tjerë personave, të përfshirë në këtë veprimtari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim gjatë operacionit “Pritja”, në bashkëpunim të ngushtë, u kap nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë dhe u vu në pranga shtetasi E.N., 29 vjeç, banues në Allias, Tiranë.
Për këtë shtetas Gjykata e Dibrës, ka kërkuar ndalimin e tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.