Aktualitet

Në kërkim policor për prodhim armësh dhe kanosje, arrestohet 30-vjeçari!

Një 30-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim armësh dhe kanosje.  Sipas bluve, ai rezulton me precedentë të mëparshëm për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” e “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim.

Njoftimi policor zyrtar: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e marra nga inteligjenca policore dhe pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe ndaluan në kuadër të operacionit policor “Over” personin e shpallur në kërkim kombëtar: A. C., 30 vjeç, banues në Vorë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” e “Prishja e qetësisë publike” të kryera në bashkëpunim. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin L.L., në tetor të 2023, në Domje, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së dy shtetasve(vëllezër), njoftoi sot policia.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.