Aktualitet

Në Kosovë shkon në 27 numri i viktimave nga koronavirusi

Në Kosovë shkon në 27 numri i viktimave nga koronavirusi. Një 63-vjeçare nga komuna Dragash e cila vuante nga sëmundje shoqëruese, ndërroi jetë sot në Infektivin e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë. Aktualisht, Kosova ka 860 raste me COVID-19, 18 më shumë se Shqipëria, ndërsa krahas 27 viktimave, 533 janë të shëruarit, që e fituan betejën me sëmundjen.