Gossip Showbiz

Në lot dhe e zhgënjyer! Brikena ‘shpërthen’ ndaj Mateos: “Unë robot nuk jam!”

Brikena Selmani ka shpërthyer emocionalisht në dhomën e rrëfimit, duke folur hapur për marrëdhënien e saj me Mateo Borrin dhe situatat e fundit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Modelja u shpreh se prej disa ditësh nuk ka qenë në gjendje të mirë emocionale, por sipas saj, kjo nuk ka marrë vëmendjen e Mateos. Ajo theksoi se është ndjerë e lënë pas dore dhe e keqkuptuar në këtë raport.

Kjo situatë nuk po më bën të ndihem mirë. Fakti që unë këtu tre ditë nuk kam qenë mirë, Mateos nuk i ka interesuar. Nuk mund të pretendosh që me një të folur sqarohet çdo gjë, se unë robot nuk jam

-u shpreh ajo.

Brikena shtoi gjithashtu se nuk ndjen se ka bërë ndonjë gabim, por megjithatë, sipas saj, situatat po e vendosin gjithmonë në rolin e “të keqes”.

E prekur dhe në lot, ajo tregoi se kjo histori po e rëndon emocionalisht, ndërsa marrëdhënia me Mateon duket se po kalon një periudhë të vështirë, me ulje dhe ngritje të vazhdueshme.