Rreth 60 mijë qytetarë rezulton të kenë aplikuar deri më tani për rinovim të kartave të identitetit. Ndërkaq procesi po shoqërohet me fluks dhe problematikë të radhëve të gjata në të gjithë vendin. Në muajin mars skadojnë 1.4 milionë karta identiteti, ndërsa Ministria e Brendshme ka njoftuar se zyrat e Gjendjes Civile do të jenë të hapura në kryeqytet edhe ditëve të shtuna.