Bota

Në Rusi vazhdojnë protestat kundër luftës/ Mijëra arrestime, mes tyre edhe fëmijë

Më shumë se 7600 persona janë arrestuar në Rusi gjatë protestave kundër luftës në Ukrainë. Faqja e të drejtave civile Ovd-Info bën me dije se vetëm dje u arrestuan të paktën 780 persona në 34 qytete ruse, duke e çuar totalin në 7623 që nga fillimi i protestave.

Të paktën 353 persona u arrestuan në Shën Petersburg, në Moskë të paktën 304.

Në qytetin e lindjes të presidentit rus, Vladimir Putin, Shën Petersburg, protestuesit u përballen me prani të madhe të policisë, të cilët shpërndanë dhunshëm protestuesit dhe arrestuan dhjetëra prej tyre.

Vala e re e protestave erdhi pasi kritiku Kremlinit, Alexei Navalny, nga burgu bëri thirrje për mitingje të përditshme kundër sulmit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Pamjet qe vijnë nga Rusia janë rrëqethëse.

Një politikan i opozitës në Moskë ka publikuar video që tregojnë fëmijë që ndodhen brenda në komisariatet policore. Fëmijët janë arrestuar nga autoritetet ruse, pasi i ishin bashkuar protestave kundër luftës.

https://twitter.com/i/status/1498969537089314819

Rrjeti televiziv “Nexta” ka shpërndarë një video në Twitter, në të cilën një fëmijë qan pas hekurave.

https://twitter.com/novaya_gazeta/status/1498784549639229444?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1498784549639229444%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2022%2F03%2F02%2Fdemonstratat-ne-rusi-policia-arreston-edhe-femije-qe-protestuan-kunder-luftes-video%2F