Gossip Showbiz

Në shtëpinë e “Big Brother” do të rikthehen 3 banorë? Si do të funksionojë?

Gjesti, lideri i shtëpisë për këtë javë në “Vëllai i Madh”, ka hapur shtatë zarfet e “valixhes së tundimeve” që Vëllai i Madh ia dha si shpërblim, por njëri prej tyre përmbante dënimin se ai kishte në dorë të përmendte emrat e shtatë banorëve që kanë lënë garën që prej fillimit.

Ky grup do të dalë në një televotim, ku publiku do të vendosë se cilët tre do të rikthehen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pas hapjes së zarfit, Gjesti shprehu pakënaqësinë e tij duke thënë:

Ça kam hequr me i heq Vëllai i Madh

Ai shtoi se, nëse kthehen ata që kanë dalë me Zarf të Zi, ai do të largohet nga shtëpia.

Unë nuk e pranoj këtë gjë, unë dal prej shtëpisë pasha shpirtin e nënës

– tha Gjesti, duke u shprehur se rikthimi i banorëve që e kanë ofenduar dhe prekur fizikisht është diçka e papranueshme për të.

Gerta reagoi duke i thënë se vetë zgjodhi të hapë zarfin kështu që nuk ka pse mërzitet, dhe Gjesti e shpjegoi:

Kam hequr shumë, më kanë ndodhur shumë gjëra dhe të kthehen ata banorë që më kanë prekur fizikisht, më kanë thënë fjalë të këqija… kurrë në jetë, nuk rri këtu

Me tensionet që vazhdojnë të shtohen, mbetet për t’u parë se si do të ndikojnë këto zhvillime në dinamikën e shtëpisë dhe marrëdhëniet mes banorëve.