Sipas mediave britanike, versionet e rralla të monedhave 50p mund të arrijnë çmime të konsiderueshme tek koleksionistët. Për shembull, disa monedha të lojërave olimpike ose të serive speciale mund të shiten për qindra ose edhe mijëra funte. Monedha 50p “Aquatics” nga koleksioni i famshëm i Lojërave Olimpike të Londrës 2012 është gjithashtu shumë e kërkuar. Disa kopje të versionit origjinal, që përmbajnë një gabim unik, besohet se kanë hyrë në qarkullim. Nëse e keni këtë monedhë, vlera e saj mund të arrijë deri në £2,000 (rreth 2,300 euro).
Vlera e monedhës zakonisht varet nga rrallësia dhe gjendja e saj. Ekspertët këshillojnë të mos pastroni monedhat dhe të kontrolloni autenticitetin e tyre përpara se t’i shisni. Një monedhë prej dy eurosh mund të vlejë më tepër sesa vlera e saj, disa prej tyre arrijnë çmime deri në 4.000 euro. Bëhet fjalë për një monedhë që përmban imazhin e Princeshës, Grace Kelly dhe vetëm 20 mijë monedha të tilla janë në qarkullim. Në vitin 2007, Monako filloi prodhimin e 20,001 monedhave me imazhin e Princeshës Kelly për nder të 25-vjetorit të vdekjes së saj. Siç thuhej, 20 mijë prej tyre dolën në treg përgjatë viteve dhe një iu dhurua djalit të saj, Princit Albert II. Më pak monedha janë prodhuar ndonjëherë në një seri përkujtimore, gjë që rrit më tej vlerën e kësaj serie nga Monako.
Nga periudha 2007 deri në vitin 2014, kur ende po prodhoheshin, ato shiteshin me një çmim mesatar prej 120 eurosh, derisa sot kapin vlerën e 4,000 eurove. Një koleksion i jashtëzakonshëm monedhash të lashta ari, të fshehura brenda mureve të një shtëpie franceze, ka tronditur botën e ankandeve duke u shitur për gati 3 milionë paund. Depozita historike e monedhave, e cila daton më shumë se dy mijëvjeçarë më parë, u zbulua në një shtëpi në Francën jugperëndimore dhe u shit nga Beaussant Lefevre and Associates në Paris këtë javë. Zbulimi, i cili kishte qenë i panjohur për vite me radhë, i tejkaloi të gjitha pritjet para ankandit.