Familja e bishtajoreve ku përfshihen fasulet, bizelet, thjerzat, bathët, soja qiqrat etj plotësojnë thuajse 60% të nevojave të organizmit për minerale vitamina, fibra etj. Ekspertët rekomandojnë të konsumojmë deri në 3 gota bishtajore në javë për shkak të vlerave ushqyese që ato kanë përfshirë këtu fibrat, vitaminat e grupit kompleks B, mineralet e ndryshme etj.
Megjithatë nutricionistët thonë që para se t’i gatuani apo konsumoni bishtajoret duhet të bëni diçka, në mënyrë që këto të fundit të mos shqetësojnë aparatin tuaj tretës. Thjerrëzat e fasulet, përmbajnë disa lëndë që mund të ngadalsojnë procesin e tretjes apo thithjes së vlerave ushqyese. Zgjidhja është t’i lini një natë më para në një tas me ujë të ftohtë në mënyrë që të neutralizoni këtë lëndë. Ndërsa fasulet ndonjëherë kërkojnë deri në 24 orë, thjerrëzat janë të vogla dhe u duhet dy deri në katër orë. Ajo që duhet të bëni më pas është të zbrazni ujin t’i shpëlani thjerrëzat apo fasulet e t’i gatuani.
Moti i ftohtë, ditët më të shkurtra dhe mungesa e motivimit për t’u ushtruar mund t’i inkurajojnë njerëzit të hanë ushqime më kalorike dhe të ushtrojnë më pak, gjë që shpesh rezulton në shtim të padëshiruar në peshë. Mishi i lehtë si gjoksi i pulës është një zgjedhje e shkëlqyer për ditët e dimrit, ashtu si edhe vaktet me bazë thjerrëzash ose perimesh. Sallatat dimërore me erëza, perime të ngrohta dhe bishtajore ofrojnë shumë lëndë ushqyese dhe sigurojnë ngopje afatgjatë, gjë që mund të ndihmojë në ruajtjen e një diete të ekuilibruar.
Pijet e nxehta janë më të zakonshme në dimër, por ato shpesh përmbajnë shumë sheqer, veçanërisht çokollata e nxehtë, kafeja e shijshme ose çajrat me aromë. Pije të tilla mund të rrisin ndjeshëm marrjen totale të kalorive. Alternativa më të shëndetshme janë çajrat pa sheqer ose kafeja e zezë pa aditivë. Edhe pse është më e vështirë të jesh aktiv në dimër, është e rëndësishme të mbash të paktën një minimum lëvizjeje.