Lifestyle

Nëse shpërqendrohesh lehtë, mund të jesh më krijues se të tjerët? Si?

Një studim i Universitetit Northwestern ka zbuluar se shpërqendrimi i lehtë nuk është domosdoshmërisht një shenjë mungese përqendrimi, por mund të tregojë niveli të lartë kreativiteti.

Sipas studiuesve, njerëzit që mendojnë në mënyrë krijuese kanë më pak aftësi për të filtruar informacionin e panevojshëm nga mjedisi, gjë që i bën më të ndjeshëm ndaj tingujve, pamjeve dhe detajeve që shumica e njerëzve i injorojnë.

Këta individë perceptojnë më shumë nga bota përreth tyre – që nga tingujt në një kafene deri te nuancat vizuale të vogla. Edhe pse kjo mund t’i bëjë të shpërqendrohen shpesh, truri i tyre është më i prirur të lidhë ide në mënyrë origjinale dhe të krijojë zgjidhje të reja

-shpjegojnë ekspertët.

Studiuesit vërejnë se kjo ndjeshmëri e shtuar ndaj botës përreth është e zakonshme tek artistët, shkrimtarët, shkencëtarët dhe profesionistët kreativë, të cilët shpesh janë në gjendje të kombinojnë informacione nga fusha të ndryshme për të gjeneruar ide unike.

Në vend që të shihet si dobësi, shpërqendrimi mund të jetë një dhunti, një mënyrë se si truri i njerëzve krijues funksionon ndryshe, duke i bërë ata më të aftë për të parë mundësi dhe lidhje që të tjerët nuk i vënë re.

Ekspertët theksojnë se të kuptuarit e këtij procesi mund të ndihmojë në nxitjen e inovacionit dhe frymëzimit, si në jetën personale ashtu edhe në punë.