Aktualitet

Nga e hëna në zonat e gjelbra, zgjatet qarkullimi deri në orën 21:00

Nga e hëna në zonat e gjelbra, zgjatet qarkullimi deri në orën 21:00. Gjithashtu, lëvizja ndërqytetase me automjet privat brenda gjithë kësaj pjese do të jetë i lirë. Ishte Kryeministri Rama që njoftoi lehtësimin e ri të lëvizjes në qytetet ku nuk ka më raste aktive me koronavirus. Ndërkohë në Zonat e Kuqe ku përfshihen bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ku do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri më sot pra nga ora 5:00 e mëngjesit deri në 17:30 të pasdites. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara.

Ndërkohë këtë fundjavë njësoj si të shtunat dhe të dielat e kaluara, në të gjithë vendin do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë. Sa i përket daljes së këmbësorëve, do të bëhet me dy fasha: Deri në orën 09.30 vetëm pensionistët dhe nga ora 10.30 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç. “Nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital do të vazhdojë të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç” pohon kryeministri Rama.