Celebrities

Nga NFL te biznesi dhe argëtimi, sa pasuri ka Travis Kelce?

Travis Kelce, ylli i Kansas City Chiefs, vazhdon të spikasë jo vetëm në fushën e futbollit amerikan, por edhe në botën e biznesit dhe argëtimit.

Sipas vlerësimeve të fundit, pasuria neto e tij ka arritur në rreth 90 milionë dollarë deri në janar 2025.

Burimi kryesor i të ardhurave të 35-vjeçarit mbetet karriera e tij në NFL.

Në prill 2024, ai nënshkroi një zgjatje dyvjeçare të kontratës me Kansas City Chiefs, me vlerë 34.25 milionë dollarë. Me këtë marrëveshje, Kelce u bë lojtari më i paguar në ligë, duke siguruar 17 milionë dollarë të garantuara dhe një pagë mesatare vjetore prej 17.1 milionë dollarësh.

Përveç kontratës së majme, Kelce përfiton miliona nga marrëveshjet e sponsorizimit me marka gjigante si Nike, Old Spice, McDonald’s dhe State Farm, që i sjellin rreth 5 milionë dollarë në vit.

Një tjetër burim fitimprurës është podkasti i tij “New Heights”, i lançuar në vitin 2022 së bashku me vëllain e tij, Jason Kelce. Popullariteti i madh i programit çoi në një marrëveshje me kompaninë Wondery të Amazon në vitin 2024, e cila kap vlerën mbi 100 milionë dollarë.

Lojtari i Chiefs ka zgjeruar gjithashtu portofolin e tij përmes investimeve të shumta. Ai është bashkëpronar i zinxhirit “Club Car Wash”, ka themeluar markën e veshjeve “Tru Kolors” dhe kompaninë e suplementeve ushqimore “Hilo Nutrition”. Përveç kësaj, Kelce ka investuar në marka si Cholula Hot Sauce, Hydrow dhe Indochino.

Ndërkohë, ai ka hyrë edhe në industrinë e argëtimit. Së shpejti pritet të debutojë si prezantues i spektaklit të Amazon Prime “Are You Smarter Than a Celebrity?”, një angazhim që parashikohet t’i sjellë një pagesë me shtatë shifra.

Pasuria dhe suksesi i Travis Kelce janë rezultat i kombinimit të performancës sportive, mprehtësisë në biznes dhe shfrytëzimit të mundësive në media e argëtim, duke e shndërruar atë në një nga figurat më të fuqishme dhe të suksesshme të sportit amerikan.