Travis Kelce ka surprizuar fansat me një gjest romantik ndaj të fejuarës së tij, Taylor Swift, përpara hapjes së restorantit të ri të biftekëve në Kansas City. Restoranti “1587 Prime”, i bashkëthemeluar nga Kelce dhe bashkëlojtari i tij Patrick Mahomes, do të hapet zyrtarisht javën e ardhshme, por disa nga detajet e menusë tashmë janë bërë publike.
Në seksionin “Lojtarët” të menusë së pijeve, katër kokteje mbajnë emrat e Kelce, Mahomes dhe partnereve të tyre; Brittany Mahomes dhe Taylor Swift. Pija e dedikuar për këngëtaren titullohet “The Alchemy”, një referencë ndaj këngës së saj nga albumi i vitit 2024 The Tortured Poets Department.
Ky koktej përmban një përzierje të rafinuar me vodka agrumesh, curaçao të thatë, aronia, boronicë, luleshtrydhe, limon dhe çaj oolong, ndërsa shërbehet me një efekt të veçantë zjarri poshtë gotës, duke krijuar një prezantim spektakolar.
Përveç “The Alchemy”, koktejet e tjera mbajnë emrin “Showtime” (në nder të Patrick Mahomes), “Big Yeti” (nofka e Kelce) dhe “Mbretëresha B” (dedikuar Brittany Mahomes).
Përtej koktejve, menuja e “1587 Prime” përfshin specialitete premium si Wagyu A5 japonez, ribeye pa kocka dhe një Wagyu Tomahawk 40 ons, si dhe “Mahomes Ketchup Flight”, që ofron tre ketchup-e të veçanta të prodhuara në vend, në nder të shijes së veçantë të Mahomes për biftekë me ketchup.