Julia Kosova ishte e ftuar në emisionin “Just Business” me Jonida Aliçkollin në Top Albania Radio, ku ndau me dëgjuesit rrëfimin për rrugëtimin e saj profesional në industrinë dentare. Ajo foli për fillimet, sfidat dhe momentet vendimtare në krijimin e klinikës së saj, “Julia Dental Studio”, e cila është bërë sinonim i kualitetit dhe besueshmërisë në Tiranë. Qasja e saj dhe përkushtimin ndaj patientëve, si dhe ndërtimi i një ambienti profesional dhe mikpritës, manifestojnë qëllimin e saj për të ngritur standardet e shëndetit oral në Shqipëri.
Në rrugëtimin e saj në internet, Julia ka ndërtuar një prezencë të qëndrueshme në rrjetet sociale. Në Facebook, faqja “Julia Dental Studio” mbart vlerësime pozitive nga pacientët dhe promovon shërbime moderne dentare. Ndërkohë, profili personal i Julia Kosovës tregon rolin e saj si drejtuese e klinikës dhe dëshmi të punës që kryen në ambientet e punës. Kjo kombinon impaktin profesional online me reputacionin në terren, duke krijuar një markë të fuqishme dhe të besueshme në sektorin e shëndetit oral në vend. Si nisi udhëtimi i saj në fushën e teknikës dentare?
Nisi në një moshë shumë të vogël. Flasim këtu për ’97, ku e dimë të gjithë rrëmujat. Ishte dëshira e prindërve të mi që unë të studioja jashtë dhe shumë herë kur ato e shprehnin këtë dëshirë për të studiuar jashtë unë në mendjen time thoja ‘unë do studioj, por e sigurt që do të kthehem në vendin tim’. Domethënë kjo ka qenë një pikësynim i imi pa filluar shkollën dhe kështu e bëra faktikisht. Pasi studiova 5 vite atje, jam rikthyer në vendin tim. Shumë e lumtur që u ktheva në vendin tim, edhe pse prindërit nuk donin të ktheheshin, por unë kisha dëshirë shumë të madhe.
Edhe pse në momentin e zhvendosjes në Itali, ajo kishte dëshirë të studionte për stiliste, një moment shumë i bukur ndryshoi rrjedhën e jetës së saj.
Çfarë ndodhi rrugës ishte, pasi unë shkova në Itali, që hyra gabimisht në një laborator dentar të shkollës dhe aty pashë një allçi dhe një profesor që po bënte një skulpturë, por ndërkohë po ndërtonte dhëmbë dhe unë nuk po e kuptoja. Tre ditë rresht u mundova që ta ndiqja në punimet e tij dhe pashë në fund fare pas tre ditësh që ai ndërtoi një dhëmb dhe ishte shumë e bukur. Mora prindërit dhe u thashë që ‘kam ndërruar mendje sepse nuk dua ta bëj pjesën e studimit për stiliste, por dua ta bëj për laborante dentare’.
Pas studimeve, ajo vendosi të rikthehej në Shqipëri? Si ka qenë për Julian krijimi i karrierës në vendin e saj?
Dita më e lumtur e jetës sime. E them me plot gojë. Mbështetja ka të bëjë shumë në jetë. Mbështetja e prindërve është gjëja më e rëndësishme. Unë kam qenë në një moshë shumë të vogël. Të ikësh 17 vjeçe nuk është e lehtë për prindërit.
Përsa i përket mbështetjes, një ndër personat e saj më të rëndësishëm ka qenë edhe bashkëpunëtorja prej gati 15 vitesh në këtë biznes bashkë me të, e cila quhet Orjola. Më tej, Julia shtoi:
Orjola është bekim në jetën time dhe me plot gojë e them që është gjysma ime më e mirë. Është fat. Janë ca gjëra them unë të shkruara. Në ambientin ku unë kisha punën, Orjola ishte afër rreth 100 metra me mua me shtëpi dhe 10 vite unë as e kisha parë dhe as më kishte parë. Ndodhi në kafe, kur unë isha me një pacient që po flisja për punë pune, dhe Orjola ka qenë me të ëmën dhe po fliste për punën me të ëmën. Kur kam dëgjuar zërin e Orjolës, m’u duk sikur po flisja unë. Ktheva kokën dhe i thashë ‘dentiste je?’. ‘Po’, tha.