Aktorja e famshme Nicole Kidman dhe bashkëshorti i saj Keith Urban vendosën të bëjnë një donacion të madh për dëmet që kanë shkaktuar zjarret në Australi.
52-vjeçarja australiane është prekur nga tragjedia e madhe ku humbën jetën 24 njerëz, mijëra kafshë ndërkohë që 1500 shtëpi janë bërë shkrumb e hi.
Ajo dhe bashkëshorti i saj dhuruan plot 500.000 dollarë që do tu jepet shërbimeve rurale të zjarrfikësve. Dyshja e artistëve u shprehën se e kanë bërë publik donacionin e tyre në mënyrë që të rrisin ndërgjegjësimin e njerëzve dhe të mblidhen sa më shumë para të jetë e mundur.