Aktualitet

Nisi furnizimi me ujë në Lungomare, pasdite pjesa tjetër e Vlorës!

Duke filluar nga pasditja e sotme, qyteti i Vlorës furnizohet i gjithi me ujë të pijshëm, pas pesë ditësh mungesë. Por, kujdes! Drejtoria e Ujësjellësit njofton qytetarët që 48 orët e ardhshme, uji të mos të përdoret për konsum dhe gatim.

Njoftimi i plotë:

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, njofton qytetarët për përfundimin e riparimit të avarisë së rëndë në rrjetin e furnizimit me ujë.

Sistemi i prodhimit është vendosur në funksion prej orëve të para të mëngjesit.

Zona 24 orëshe ka nisur furnizimin me ujë.

Pjesa tjetër e qytetit do të furnizohet në orarin e pasdites.

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, në bashkëpunim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor do të ndjek protokollin zyrtar për kontrollin e cilësisë së ujit dhe matjen e parametrave.

Ne keto kushte kërkojmë mirëkuptimin tua,j që uji të përdoret vetëm për përdorim të jashtëm për 48 orët e para, jo për konsum dhe gatim.

Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin e krijuar gjatë këtyre ditëve dhe ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!