Ditën e kaluar vogëlushja e Loredanës dhe Mozzik, Hana kishte ditëlindjen e saj të parë.
Me anë të një dedikimi të bërë online nga reperja shqiptare, kuptuam sesa shumë prania e Hanës ka ndikuar në jetën e Loredanës sidomos pas një viti të vështirë.
Reperja shkruan se është e detyruar të punojë fort e të bëjë miliona në mënyrë që t’i sigurojë vogëlushes së saj gjithçka që ajo të jetojë mirë.
Loredana tregoi edhe për vitin e saj të vështirë kur mamaja u diagnostikua me kancer dhe babai i ndërroi jetë ndërkohë që ajo po akuzohej për mashtrim.
Sikur të mos mjaftonte kjo, erdhi dhe ndarja nga Mozzik që e bëri atë një nënë beqare por prania e Hanës i ka shuar të gjitha këto dhembje.
Loredana shpreson që vogëlushja e saj të mos ketë të njejtin fat dhe për këtë gjë do të sigurohet vetë ajo.