E reja Stela Sorbetini ka gjetur një mesazh të shkruar me dorë në xhamin e përparmë të makinës së saj, mesazh që ndryshoi komplet jetën e saj dhe marrëdhënien me bashkëshortin. Në videot që Stela publikoi në TikTok, tha se “kjo është totalisht e çmendur. Unë vij në shtëpi dhe e gjej këtë mesazh te xhami i makinës. Do t’ju lexoj çfarë shkruan”.
Mesazhi i panjohur i lexuar nga Stela ishte “Hej vajzë, unë nuk të njoh, por besoj se je gruaja e Aleksit. Më vjen keq, burri yt të tradhton. Më fal që po e them këtë, unë jam “tjetra grua”. Nuk e dija që ti ekzistoje derisa pash makinën tënde para banesës së tij…” Personi anonim vazhdon të shkruajë se shihte shpesh makinën e Stelës dhe burri i saj i kishte thënë se automobili i përkiste motrës së tij gjë që, sipas autorit të mesazhit, ishte gënjeshtër. Stela thotë se ky mesazh e bëri të dyshojë për martesën e saj, ajo më vonë zbuloi se bashkëshorti kishte një llogari në Tinder, gjë që e çoi në vendimin të mendonte si të vepronte ndaj situatës.