Më e qetë dhe më pak e zhurmshme se fqinjët e saj në ishujt Baleare, Mallorca dhe Ibiza, Menorca ka rrëmbyer vëmendjen që meriton vitet e fundit. Gjiret e fshehura, plazhet mahnitëse dhe peizazhet rurale idilike i shtojnë bukurinë e thjeshtë magjepsëse të këtij ishulli spanjoll, ashtu si edhe portet e tij të gjalla dhe vendet kulturore plot art.
Hoteli idilik
I ndodhur mes fushave të gjelbëruara në fund të një rruge të pluhurosur, “Vestige Son Vell” duket mjaft madhështor si një pallat i shekullit të 18-të po me nuanca pastel. Me një estetikë elegante që bashkon minimalizmin mesdhetar me mobilie të karakterit, antike dhe vepra arti, dhomat dhe suitat ndodhen si në shtëpinë kryesore madhështore, ashtu edhe në hapësirat përreth, disa prej tyre me tarraca private.
Mes kopshteve të kuruara me kujdes, të mbushura me flutura dhe cicërima zogjsh – veçanërisht magjike në perëndim të diellit kur qielli zbukurohet me yje – hoteli ka edhe dy pishina spektakolare. Njëra ofron pamje nga fushat e pafundme të zbukuruara me ndërtesa tradicionale, ndërsa tjetra ndodhet në një kopsht të lulëzuar dhe plot jetë. Përjetoni një drekë fantastike nën qiellin e hapur në Sa Clarisa, ndërsa në mbrëmje shijoni muzikë live dhe një menu të pasur te Vermell. Mos e humbisni një vizitë në Cala Vell, një gji i fshehur afër, që mund ta eksploroni në këmbë, me biçikletë ose mbi kalë.
Më vonë këtë vit, dy inagurime të reja madhështore do të bëhen në ishull nën markën Vestige. Son Ermità dhe Binidufà janë dy hotele me nga 11 dhoma secili, të vendosur brenda një ferme të qetë 800 hektarëshe. I pari, elegant dhe i ndërtuar me gurë të bardhë ranor, ndodhet mbi një kodër me pamje panoramike, ndërsa i dyti, me gurë të kuqërremtë, është fshehur mes një lugine të gjelbëruar. Mes tyre, vizitorët mund të shijojnë tre pishina, dy restorante, dy bare, si dhe ambiente të sofistikuara për fitnes dhe trajtime relaksuese.
Destinacioni perfekt i mbrëmjes
Natën, porti i Es Castell, në bregun jugperëndimor të Menorcës, shkëlqen nën dritat vezulluese të shtëpive të ndriçuara në kodrat përreth dhe të dhjetëra restoranteve të vogla në natyrë që krijojnë një atmosferë të gjallë për një darkë të këndshme. Një nga perlat gastronomike të zonës është Pintarroja, që këtë vit hap dyert për sezonin e tij të dytë, duke vënë në qendër të vëmendjes freskinë dhe thjeshtësinë e ushqimeve të detit.
Ciutadella plot gjallëri është një labirint rrugicash me kalldrëm, ndërtesa historike dhe sheshe magjepsëse.

Qendra e qytetit
Ciutadella, e gjallë dhe plot jetë, është një labirint rrugicash me kalldrëm, ndërtesash historike dhe shesheve magjepsëse. Një destinacion i denjë për një arratisje urbane, qyteti fsheh bukuri të pafundme për t’u zbuluar, qoftë duke shëtitur në lagjen e vjetër, duke zbuluar bare të vogla apo dyqane artizanale unike.
Porti, që shtrihet poshtë sheshit kryesor, është një përzierje e varkave të vogla të peshkimit dhe anijeve më madhështore, duke krijuar një peizazh të bukur për një shëtitje në çdo orë të ditës. Për një aperitiv të këndshëm, Moriarty ofron një oborr elegant dhe një listë koktejlesh të kuruar me mjeshtëri. Më pas, shijoni një darkë në një restorant me tarracë për të përjetuar pamjet magjepsëse të qytetit nga një peizazh të privilegjuar – për një panoramë të mrekullueshme mbi port, Flamante është zgjedhja ideale, me një menu të pasur me specialitete dhe verëra vendase.

Eksplorimi
Menorka ofron gjire dhe plazhe mahnitëse me ujëra të kristalta, “të gdhendura” përgjatë bregdetit të saj. Më shumë se 100 gjire gjithsej. Disa prej tyre ndodhen në këmbët e shkëmbinjve të thepisur, të tjerë në fund të shtigjeve të pyjeve pishe ose rrugëve të egra. Cala Mitjana është veçanërisht e njohur për bashkimin e rërës së bardhë dhe shkëmbinjve të gjelbër, ndërsa Cala Trebalúger, një alternativë më e qetë, ndodhet afër. Menorka është e vogël, dhe mund të kalosh nëpër disa plazhe brenda një dite, duke udhëtuar përmes fshatrave bujqësore. Mos humbisni një ndalesë në fshatin e Fornells dhe shijoni një pjatë me karkaleca në restorantin e Es Cranc. Një udhëtim me varkë është një mënyrë shumë magjepsëse për të shijuar peizazhin, ndërsa Cami de Cavalls, një shteg bregdetar 115 milje i gjatë, është ideal për ata që kërkojnë aventura.

Arti dhe kultura
Menorka ka një shpirt krijues të veçantë dhe një vlerësim të thellë për artin dhe dizajnin. Ky status u forcuar me hapjen e Hauser & Wirth në ambientin mahnitës të Illa del Rei, një ishull në portin e Mahon. Është një pikë kulmore kulturore e Menorkës, ku programet e ekspozitave dhe ngjarjeve paraqesin skenën krijuese lokale dhe sjellin artistë ndërkombëtarë në një mjedis të qetë dhe frymëzues. Merrni kohë për të vizituar dyqanin e dhuratave dhe për të blerë vepra nga artizanët e ishullit, dhe për të ngrënë në Cantina, restorantin në natyrë që ofron kuzhinën sezonale nën një çati ullinjsh. Ky restorant është i lidhur me vreshtarin Binifadet, që është po ashtu një vizitë që ia vlen për të shijuar produktet e ishullit mes vreshtave të shtrira.
Perëndimi është më magjepsës se kurrë në Nonna Bazaar, një restorant dhe dyqan me një stil të mahnitshëm vetëm disa minuta larg qendrës së Ciutadella.

Pikat e takimit
Në Menorca Experimental, një fermë e shekullit të 19-të është transformuar në një hotel të dizajnuar me art nga Grupi Experimental, në një peizazh me pyje pishe dhe lule të egra. Shijoni një drekë të gjatë dhe të qetë në tarracën e jashtme, ku serviren pjata unike dhe një menu koktejlesh të kuruar siç e ka tradita e këtij brendi mikpritës.Perëndimi është më magjepsëse se kurrë në Nonna Bazaar, një restorant dhe dyqan me një stil të mahnitshëm, vetëm disa minuta larg qendrës së Ciutadella-s, por me pamje të bukura dhe muzikë live që shoqëron një menu nga ferma në tavolinë. Për një darkë me perëndimin e diellit, Coral Menorca ofron një pamje ëndërrimtare mbi Cala’n Blanes, ku mund të shijoni një servirje të rafinuar të pjatave Menorkane, të shoqëruara nga një qiell unik.
