Health & Beauty

Një këngë në ditë mban demencën larg!

Një studim i ri zbulon se të moshuarit që dëgjojnë muzikë çdo ditë reduktojnë rrezikun për demencë me 39%. Muzika aktivizon zona të ndryshme të trurit, përfshirë ato të kujtesës, emocioneve dhe imagjinatës, duke ndihmuar për të ruajtur funksionin konjitiv dhe për t’u lidhur me kujtimet më të bukura. “Edhe nëse njerëzit nuk e njohin veten në pasqyrë, një këngë nga rinia mund t’i rikthejë te vetja që kishin humbur”, thotë Daniel Levitin, neuroscientist dhe muzikant.

Një studim i ri tregon se personat që nuk kanë mjaftueshëm kohë për t’u kujdesur për veten janë në rrezik më të madh për rënie njohëse. Sipas kërkimeve të Qendrës për Plakje të Shëndetshme të Trurit (CHeBA) në Universitetin “New South Wales” në Sidnej, mungesa e kohës mund të ndikojë në zhvillimin e demencës pothuajse njësoj si ushqimi apo aktiviteti fizik.

Studimi, i botuar në revistën The Lancet Healthy Longevity, identifikon kohën si një faktor social ende të pavlerësuar për shëndetin e trurit, potencialisht po aq i rëndësishëm sa arsimi dhe të ardhurat. Autorët theksojnë se “pabarazia kohore”, pra shpërndarja e pabarabartë e kohës ndërmjet grupeve të ndryshme shoqërore, mund të ndikojë ndjeshëm në aftësinë e njerëzve për të ulur rrezikun nga demenca.

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit analizuan të dhënat epidemiologjike dhe neurologjike për demencën, si dhe studimet mbi përdorimin e kohës. Ata zbuluan se njerëzit që vuajnë nga mungesa e kohës për kujdes ndaj vetes, gjendje e njohur si “varfëri kohore” kanë shumë më tepër gjasa të zhvillojnë demencë sesa ata që kanë kohë të mjaftueshme për kujdes personal. “Sipas provave tona, njeriut i duhen të paktën 10 orë në ditë vetëm për aktivitetet bazë që ruajnë shëndetin e trurit, si gjumi, ushqimi, aktiviteti fizik dhe ndërveprimi shoqëror”, shpjegon Dr. Simon Repermund.