Ditën e djeshme nisi emisioni “Më lër të flas” i binjakëve Veshaj në Top Channel dhe nuk munguan batutat dhe autoironia e sofistikuar. Me shumë humor, binjakët me të famshëm të momentit sollën në qendër të vëmendjes situatat e krijuara së fundmi me ish-konkurretin e edicionit të parë të “BBV”, Donaldin dhe marrëdhënies së tij me Borën dhe Beatrixën.
Romeo iu drejtua Donaldit me pyetjen:
Kush puth më mirë, një këngëtare apo një moderatore?
Donaldi përgjigjet:
Një këngëtare që më pas bëhet moderatore.
Kujtojmë se Bora ka studiuar për kanto dhe ka interpretuar një këngë në ‘Top Fest’. Prej kohësh është pjesë e ekranit si moderatore dhe besojmë është e qartë kush puth më mirë sipas Donaldit. Ndërkaq, ditën e djeshme në emisionin “Pasó” me Glent Nallbanin, Ed Manushin, Gëzim Sinematin dhe Lorenc Jeminin i ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike ishte Donald Veshaj. Ai ka tregoi se si ndihej pak orë para se emisioni i tij më i ri “Më lër të flas” të fillonte në Top Channel. Në lidhje me këtë emision, Donaldi tregoi shkurtimisht se si ndihej.