Gossip Showbiz

Një nga të dyshuarit kryesorë në grabitjen e Kim Kardashian në Paris ndërron jetë pak para gjyqit?

Një nga të dyshuarit kryesorë në grabitjen famëkeqe të Kim Kardashian në Paris ka ndërruar jetë papritur, pikërisht në momentin kur çështja ndaj tij po përgatitej të shkonte në gjyq.

Sipas “Daily Mail”, Marceau Baum-Gertner ndërroi jetë më 6 mars në Paris, ndërsa shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë ende i ditur.

Marceau akuzohej se kishte bashkëpunuar me bandën që, në vitin 2016, e kishte mbajtur yllin e “Keeping Up with the Kardashians” nën kërcënimin e armës, duke i grabitur bizhuteri në vlerë prej 10 milionë dollarësh.

72-vjeçari pritej të dilte në gjyq këtë të hënë, së bashku me persona të tjerë të akuzuar për përfshirje në grabitjen e bujshme.

Kujtojmë se Kim Kardashian do të dëshmojë personalisht në gjykatë në maj, ku do të rrëfejë para jurisë detaje të natës dramatike që tronditi botën e showbiz-it.

Më parë, Kim i kishte dhënë gjyqtarit një dëshmi të detajuar mbi atë që kishte ndodhur, por këtë herë ajo do të ketë mundësinë ta rrëfejë ngjarjen drejtpërdrejt përpara jurisë.

Nga raportimet mësohet se gjatë marrjes në pyetje para gjyqit, Baum-Gertner kishte refuzuar të tregonte emrat e të tjerëve të përfshirë në grabitje, megjithëse kishte dyshime se mund të kishte bashkëpunuar në këmbim të një dënimi më të lehtë.