Aktualitet Politikë

Një shqiptare në krye të Sekretariatit të CEFTA-s, reagon Rama: Një moment krenarie për të gjithë!

Kryeministri Edi Rama ka postuar në facebook lajmin e emërimit të shqiptares, Pranvera Kastrati, në postin e drejtueses së Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën Qendrore).

LEXO EDHE: “Pagesat në Shqipëri do të bëhen pa para cash”, Rama tregon synimin e qeverisë!

Rama e quan këtë një moment krenarie duke u shprehur se Pranvera Kastrati, si përfaqësuese e Shqipërisë do “punojë në mënyrë efektive me të gjitha palët për zbatimin e Marrëveshjes së CEFTA-s dhe përmbushjen e angazhimeve të përbashkëta drejt integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor”.

“Një moment krenarie për të gjithë, emërimi i shqiptares Pranvera Kastrati, në postin e rëndësishëm të Drejtoreshës së re të Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën Qendrore).

LEXO EDHE: Takimi me përfaqësues të teknologjisë, Rama kritika sektorit privat dhe bankave: Janë të prapambetura!

Tashmë një përfaqësuese e Shqipërisë do të punojë në mënyrë efektive me të gjitha palët për zbatimin e Marrëveshjes së CEFTA-s dhe përmbushjen e angazhimeve të përbashkëta drejt integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimit të integrimit me Tregun e Vetëm të BE-së”, shkruan Rama.