Showbiz

“Një takim i sikletshëm”/Valbona Mhilli: Egli e mpirë, Olsi më i dashur, po të mos kishte kamera…

Mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up”, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Valbona Mhilli. Ajo ka komentuar mbi ndodhitë e fundit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, si dhe mendimin e saj për finalistët e këtij edicioni…

Ke pasur ndjenja të vërteta karshi Laertit?

Për Laertin kam pasur ndjenja të pastra dhe të sinqerta. E kam pasur shumë xhan, kam pasur simpati. Kam kohë që e kam harruar se çfarë është dashuria. E kam bërë shpesh këtë analizë aty brenda. Laerti ka aktruar dhe vazhdon të aktrojë. Nëse do kisha një mashkull që më tregojë me gjeste ndjenjat, do ishte ndryshe. Këtë nuk e merrja nga Laerti. Më shprehej me fjalë, pastaj kisha Rozanën që thoshte që e ka zemrën e zënë, e bënte Laertin të stepej, më thoshte historitë e Laertit nga jashtë. Kur flet Rozana Radi, Laert Vasili hesht. Rozana është dinake, manipuluese. Ata kuptoheshin me sy, argumentat ishin të paramenduara, asgjë nuk ka ndodhur rastësisht.

Mbrëmjen e djeshme, ish-partneri i Eglit, Olsi Bylyku hyri në shtëpi për ta takuar atë. Si e pe këtë moment?

Ishte e sikletshme dhe u lexua shumë te Egli. Një takim që nuk kishte ndodhur kurrë mes tyre. Olsi ishte pak më i dashur ndaj saj, ajo ishte e mpirë dhe shumë e ftohtë. Dukej sikur kënaqej, por ishte në vështirësi, por kishte dhe shumë gjëra nëpër dhëmbë që nuk ia thoshte. Shoh tek Egli që e ka përjetuar shumë keq ndarjen. Nëse do ndodhte larg kamerave kushedi si do ishte biseda mes tyre dhe çfarë do thoshte Egli.

Kë sheh si finalistët e tjerë të BBV?

Nga lojtarët që e kam përzemër, Gjestin absolutisht. Shoh Rozanën përballë Gjestit, dy finalistët e fundit përballë njëri-tjetrit.