Një tjetër grup mjekësh dhe infermierësh do të nisen drejt Italisë për të ndihmuar shtetin fqinj në luftën me Covid-19, shkruan Gazeta Shqip Online.
Italia vazhdon të mbetet në listën e 5 vendeve më të prekura nga Koronavirusi megjithëse vendin e parë tashmë e mbajnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më 28 mars u nisën drejt Italisë 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë, një gjest ky që u vlerësua shumë ndërkombëtarisht. Nisur nga fakti që situata e Covid-19 në vendin tonë është e qëndrueshme, qeveria e pa të arsyeshme të dërgojë edhe një grup tjetër nga bluzat e bardha në Itali.