Celebrities Top 100 Songs of the Year

“Një vit sa më të…”/ Ja urimi special i Don Phenom për ndjekësit e tij në radio!

Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2025. Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2025, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese.

Le të kalojmë së bashku rreth 8 orë maratonë, në shoqërinë e atyre që ju kanë bërë shoqëri gjithë vitin. Shoqëroni orët e fundit të një viti ‘të vjetër’ i cili i lë vendin një tjetri të cilin le të shpresojmë të jetë edhe më i mirë se ky që po lëmë pas. Don Phenom ka zgjedhur mënyrën më unike për të uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2026.

Dua t’ju uroj festat e fundvitit, edhe dua t’ju përshëndes nëpërmjet Top Albania Radio me këngët e mia. Urime, mbarësi, dhe një vit sa më të lumtur.