“Njohim njerëzit me më influencë në botë që s’kanë shkollë…”/ Meridian Ramçaj për komentet e Laert Vasilit: Triumfin e Gjestit donte ta bënte pis….

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.

15 vite pas themelimit #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.

I ftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Meridian Ramçaj për të komentuar ngjarjet e showbiz-it së fundmi, kryesisht lidhur me temën “A ka Big Brother pas mbylljes së Big Brother?”. Lidhur me komentet e finalistit Laert Vasili për analfabetizëm sa i përket fituesit, Meridiani dha opinionin e tij.

Nuk u mor me familjarët, me profesionin, u mor vetëm me ata brenda shtëpisë.

Laerti pse u kujtua në fund? Ishte e ulët nga ana e tij. Triumfin donte ta bënte pis.

Më tej, ai dha një tjetër argument duke pohuar se shumë njerëz të famshëm, pjesë e showbizz-it nëpër botë, mund të mos kenë përfunduar studimet e larta për arsye të ndryshme.

Kemi njerëzit me më influencë në botë që s’kanë shkollë.