Aktori i njohur shqiptar, Laert Vasili, u rendit në vendin e tretë në finalen e spektaklit “Big Brother VIP Albania”.
Në një intervistë për “Shqipëria Live”, ai ndau përshtypjet e tij për përvojën në shtëpinë më të famshme në vend dhe komentoi fitoren e Gjesti Bakos.
Gjesti e meritoi në mënyrë absolute fitoren. Ai shkatërroi gjithë shtëpinë, çoi një vajzë në gjendje të rënduar, bëri gjithçka. Unë jam një tjetër njeri
– u shpreh Vasili, duke dhënë një vlerësim me tone ironike për fituesin. Ai shtoi më tej:
E di që është futur disa herë në dhomën e rrëfimit për të regjistruar ndonjë këngë, por s’ka bërë asgjë. Kishim për të shkruar një tekst për ‘Banaking’, nuk shkroi asnjë varg. Por publiku qenka me këtë lloj preferencash. Një analfabet funksional mori ‘notën e mirë’.
Fituesi i edicionit të tretë të BBVA, Gjesti, u shpërblye me 100 mijë euro dhe ka nisur angazhimet e tij në muzikë menjëherë pas daljes nga shtëpia.
Ndërkohë, këngëtarja Rozana Radi zuri vendin e dytë dhe Egli Tako u rendit e katërt në këtë garë që për muaj me radhë mbajti shqiptarët të mbërthyer para ekranit.