Gossip Showbiz

Nuk do ta besoni se cili është hobi i Ariana Grande, madje mund të keni folur me të!

Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Ariana Grande, ka ndarë një nga hobit e saj më të preferuara, duke zbuluar se i pëlqen të luajë Monopoly online me të huaj. Në një intervistë për “Vogue: What’s In My Bag?”, ajo ka treguar se përdor iPad-in për të kaluar kohën gjatë udhëtimeve dhe pushimeve në xhirime, duke arritur tashmë nivelin 80 në lojën e njohur.

Po ashtu, Grande ka theksuar se përdor tabletin edhe për fermën e saj virtuale.

Në intervistën e saj, ylli i “Wicked” tregoi gjithashtu çantën e saj të zezë ‘Loewe’, të cilën e konsideron të përshtatshme për ditët e ngarkuara.

Brenda saj, ajo mbante telefonin, kapëse veshësh, pika për kollën, kufje, vaj livande, aromën e saj MOD Vanilla dhe disa bare vegane.

Një nga sendet më të veçanta në çantën e saj ishte një dhuratë nga një fanse: një libër i vogël me vizatime dhe citate nga filmi “Wicked”, të cilin Ariana e ruan me shumë dashuri.

Filmi muzikor i fantazisë “Wicked”, ku Grande interpreton rolin e Glindës, ka qenë një sukses i madh botëror, duke arkëtuar afro 727.9 milionë euro.

Ai ka marrë gjithashtu 10 nominime për Çmimet Oscar, përfshirë atë për ‘Filmin më të Mirë’ dhe ‘Aktoren më të Mirë në Rol Dytësor’ për Ariana Grande. Ceremonia e 97-të e Çmimeve Oscar do të mbahet më 2 mars, ndërsa vazhdimi i filmit, “Wicked: For Good”, pritet të dalë në kinema më 21 nëntor.