Showbiz

Nuk do ta besoni se sa ka ndryshuar aktorja e njohur e “Euphoria”!

Aktorja e njohur e serialit “Euphoria”, Barbie Ferreira, ka befasuar publikun me pamjen e saj të re gjatë pjesëmarrjes në “Academy Women’s Luncheon” në Los Angeles.

28-vjeçarja u shfaq pothuajse e panjohur teksa pozoi në tapetin e kuq, duke tërhequr vëmendjen me fizikun e saj të transformuar dhe elegancën e veçantë.

Ferreira kishte zgjedhur një fustan rozë të butë, të kombinuar me take të zeza me detaje zbukuruese, ndërsa pamjen e plotësoi me manikyr rozë dhe buzëkuq ngjyrë bordo.

Aktorja e filmit “Nope” kishte stiluar flokët e saj kafe në onde të buta e natyrale, duke i dhënë fytyrës një prekje të rafinuar e romantike.

Ferreira kishte treguar për herë të parë shenja të dukshme të rënies në peshë që në vitin 2024, kur fansat u habitën nga fotot e saj ku dukej shumë më e hollë.

Ky transformim i madh ka ngjallur thashetheme se ajo mund të ketë përdorur ilaçe për humbje peshe si Ozempic, por aktorja nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre zërave.

Vetëm pak javë më parë, Barbie shkëlqeu edhe në spektaklin e “Victoria’s Secret”, ku parakaloi me të brendshme të kuqe dhe një xhaketë xhinsi me krahë engjëlli, duke dëshmuar se ndjehet më e sigurt dhe në formë se kurrë më parë.