E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë psikologia Almeda Xhaferri, për të folur më shumë mbi tradhtinë she jo vetëm…
Duhet të kuptojmë që në disa rrethana, janë trajtat e personalitetit dhe plagët e pashëruara që i bën individët, qofshin gra apo burra, të tradhtojnë në nënyrë seriale, si mekanizëm përballimi. Tradhtia lidhet në të gjitha rastet me plagët tona të pashëruara. Kur tradhtojmë, nuk tradhtojmë vetëm partnerin që nuk është në dijeni të këtij akti, por tradhtojmë veten, tradhtojmë zgjedhjet, tradhtojmë të gjitha vitet që kemi investuar në këtë marrëdhënie, tradhtojmë jetën që kemi ndërtuar me këtë person, sado e gjatë apo e shkurtër që të jetë lidhja. Tradhtojmë atë version të vetes sonë, që në të gjitha rrethanat nuk është i gatshëm ta humbë partnerin apo partneren që ka në krah, sepse në shumicën e rasteve ata që tradhtojnë nuk janë të gatshëm të lënë partnerin apo partneren që kanë në krah, me personin që kanë zgjedhur ta tradhtojnë. Sepse jeta që kanë ndërtuar me personin që kanë në krah, nuk janë të gatshëm që të heqin dorë dhe të pësojnë një lloj ndryshimi. Duan emocionin, nxitjen emocionale që marrin nga personi tjetër dhe nuk duan angazhimin që të ndërtojnë së bashku.