Live From Tirana Love & Sex

“Tradhtia ta ndryshon botën”/Psikologia: Jo çdo herë burrat lidhen emocionalisht, por gratë…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë psikologia Almeda Xhaferri, për të folur më shumë mbi tradhtinë she jo vetëm…

A është e vërtetë teoria që burrat kryesisht tradhtojnë me fizik, ndërsa gratë kërkojnë një strehë emocionale?

Është i vërtetë fakto që jo në të gjitha rastet burrat lidhen emocionalisht me partneret që tradhtojnë gratë e tyre. Por nuk është i vërtet fakti që sado jo emocionale, apo sado jo e lidhur emocionalisht të ketë qenë kjo tradhti për këtë burrë, nuk ndryshon mënyrën se si ky burrë percepton pastaj gruan e tij pas tradhtisë, qoftë kjo hera e parë apo qoftë kjo tradhti seriale, apo percepton edhe veten në këtë marrëdhënie. Tradhtia ta ndryshon botën. Nëse je viktimë, padiskutim që ta ul vetëbesimin. Dhe vuajtja shpirtërore nuk është thjesht ‘pse më tradhtoi’, por ‘a jam e mjaftueshme, çfarë nuk i pëlqen më tek unë’. Në përgjithësi tradhtia mund të ndodhë nga gratë të cilat ndihen të padëgjuara, të pavlerësuara, apo iu mungojnë gjestet e vogla të përkujdesjes nga ana e partnerëve të tyre dhe kërkojnë si mekanizëm përballimi një partner që i plotësoj këto lloj boshllëqesh që krijojnë një zbrazëti emocionale, prandaj dhe gratë lidhen emocionalisht me partnerët që i tradhtojnë.