Lifestyle Live From Tirana Love & Sex

“Asgjë nuk i mbush”/Psikologia Almeda Xhaferri: Narcistët kanë plagë të thella për shkak të…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë psikologia Almeda Xhaferri. Ajo ka folur më shumë mbi marrëdhëniet toksike, si t’i dallojmë ato, si dhe narcistët…

Pse dikush është narcist, është krijuar i tillë që fëmijë? Është zgjedhje e tij për t’u bërë i tillë, apo ka traumat e fëmijërisë?

Të gjitha teoritë psikologjike, tregojnë që narcistët kanë një plagë emocionale shumë të madhe, të pashëruar, që lidhet me mungesën e dashurisë të marrë nga prindërit. Por ndryshe nga personat që kërkojnë ta marrin nëpërmjet partnerëve, narcistët kanë mësuar që të lidhesh emocionalist me tjetrin, dhemb, krijon plagë emocionale, kështu që e mban larg. Vënë një mburojë, që ta manipulojnë, ta kontrollojnë tjetrin, por të mos përfshihen emocionalisht se e kanë provuar dikur në fëmijëri se sa i ka dhembur. I kanë thënë vetes ‘jo’, nuk përfshihen, nuk vuajnë më. Kështu që në këtë lloj kuptimi, narcistët janë persona që nuk janë ndjerë të dashur, sidomos nëse janë burra, nga nënat e tyre. Nuk kanë ndjerë prani dhe prezencë emocionale, nuk kanë mësuar që vlejnë. Dhe disa lloj narcistë që kanë qenë të llastuar dhe nuk u janë mësuar limitet, por janë më të paktë në numër se këta të tjerët që janë ndierë të pa parë, të pavlerësuar, ose kanë ndierë që ekzistojnë vetëm kur kanë patur arritje, një notë e mirë në shkollë, një diplomë e marrë në një kurs, ku nëna nuk ka qenë prezente emocionalisht.

A vuan një narcist?

Vuan këtë boshllëkun. Narcisti do vdesë me këtë nevojën për të mbushur shpirtin, që e ka praktikisht bosh. Vuan sepse asnjë objekt, asnjë partnere, asnjë arritje nuk ia mbush atë zbrazëti.